PLATFORMË DIGJITALE PËR KUJDESJEN E KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT

KUJDES PA STRES, NË MAJE TË GISHTËRINJËVE TUAJ!

PUTRA: PARTNERI JUAJ NË PËRKUJDESJEN E MIQVE ME KATËR PUTRA


Tek Putra, misioni jonë është të lehtësojmë jetën tuaj dhe të rrisim kualitetin e jetës së miqve me katër putra, duke i’u ofruar një platformë digjitale për kujdesjen e tyre. Ne besojmë se çdo mik me katër putra meriton kujdesin më të mirë, ndaj dhe shërbimet tona janë të dizajnuara që ju t‘i ofroni atë mikut tuaj më të mirë.

SI FUNKSIONON PUTRA

KATEGORITË

VAKSINIMI

    KATEGORITË

    PLANET E ABONIMIT

    PLANI BAZIK

    50€ / 1 vit

    Plani bazik përfshinë kategoritë: vaksinimin, mbrojtjen nga parazitët e brendshëm, mbrojtjen nga parazitët e jashtëm, kujdesin për gëzofin, prerjen e thonjëve, vizitat mjekësore dhe arkivën e historisë mjekësore me kohëzgjatje prej 1 viti.

    PLANI I PERSONALIZUAR

    10€ / për kategori

    Plani i personalizuar ju mundëson të zgjidhni kategoritë e preferuara me kohëzgjatje prej 1 viti.

    PLANI EKSTRA

    15€ / për terapi

    Plani ekstra ju ofron rikujtime (përfshirë ato të ndjeshme ndaj kohës) për çdo lloj terapie mjekësore.

    PLANI PREMIUM

    60€ / 1 vit

    Plani premium ju ofron të pranoni ‘rikujtimet’ në formë të thirrjeve telefonike, dhe përfshinë të gjitha kategoritë + 1 terapi mjekësore me kohëzgjatje prej 1 viti.

    Pas plotësimit të FORMULARIT TË INFORMACIONEVE, ekipi jonë do të i’u kontaktoj për të ju informuar rreth mënyrës së pagesës.

    FORMULARI I INOFMACIONEVE

    Fotografi identifikuese
    Attachments (0)

    This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.

    ÇKA ËSHTË PUTRA?

    Putra është çelësi i mirëqenies së mikut tuaj me katër putra. Me Putrën, siguroheni që miku juaj të ketë një jetë të shëndetshme me një kalendar të personalizuar të: vaksinimit, mbrojtjes nga parazitët e brendshëm dhe të jashtëm, kujdesit për gëzofin dhe thonjtë, vizitave të rregullta mjekësore, terapive mjekësore dhe arkivë të plotë të historisë mjekësore, ndërsa ju mund të shijoni çdo moment me mikun tuaj më të mirë.

    PYETJE TË SHPESHTA

    Nëse nuk gjeni përgjigje për pyetjet tuaja këtu, ju lutemi na kontaktoni në putraplatform@gmail.com

    Pasi që të plotësoni dhe dërgoni FORMULARIN E INFORMACIONEVE, ekipi jonë do të ju kontaktojë për të marrë informacionet e tjera të nevojshme ( bazuar në planin e zgjedhur nga ju ), si dhe do të ju drejtojmë për mënyrën e pagesës. Pas përfundimit të këtyre hapave, ju do të pranoni një mesazh aktivizimi të llogarisë suaj. Ekipi jonë do të formuloj kalendarin personal të mikut tuaj me katër putra, dhe do të ju kontaktojë bazuar në atë.


    Bazuar në planin e zgjedhur nga ju, Putra ju ofron metodat e komunikimit: thirrje telefonike, mesazhe telefonike, mesazhe në adresën elektronike, mesazhe në platformën Whatsapp ose mesazhe në platformën Viber. ’Rikujtimet’ do të dërgohen një ditë më parë ( në mënyrë që ju të mund të planifikoni dhe të përgatiteni për trajtiminin ) si dhe në ditën e trajtimit.


    Në bazë të të dhënave tuaja, ne e formulojmë kalendarin personal të mikut tuaj me katër putra. Vaksinimi dhe mbrojtja nga parazitët e brendshëm dhe të jashtëm janë të përcaktuara me moshë dhe metodë trajtimi ndaj dhe janë data konstante ( varen nga datat e fundit të trajtimit ), ndërsa për kujdesin për gëzof dhe thonjë, si dhe vizitat mjekësore ju mund të caktoni shpeshmërinë.


    Në rastet kur një trajtim i mikut tuaj me katër putra i bie në ditë pushimi apo feste, ju do të njoftoheni dy ditë më parë në mënyrë që të mund të kryhet trajtimi në ditë pune.


    Gjatë mbledhjes së informacioneve nga ju, ekipi jonë ju ofron mundësinë që të caktoni një person të dytë në listën e kontakteve tuaja, dhe në rastet që ju nuk jeni të çasshëm, mjafton të na njoftoni dhe ekipi jonë e përdorë personin e caktuar nga ju si pranues primar të ‘rikujtimeve’ nga Putra.


    Putra ofron shërbime për qen, mace, shpendë dhe kafshë të tjera të vogla si lepuj dhe hamsterë.


    Pas përshkrimit të terapisë mjekësore nga veterinari juaj, ju mund të na dërgoni terapinë dhe orarin e përshtatshëm dhe të caktuar nga ju, dhe ekipi jonë do të i’u kontaktojë në dy orare: 15 minuta më parë dhe në orën e saktë të terapisë.


    Gjatë mbledhjes së informacioneve nga ju, ekipi jonë ju ofron mundësinë që të na dërgoni historinë mjekësore të deritanishme të mikut tuaj me katër putra. Pas aktivizimit të llogarisë suaj, çdo informatë të re mund të na dërgoni dhe ekipi jonë do t’a shtoj në dosjen e mikut tuaj. Në rastet kur ju nevojitet historia mjekësore, ju mund t’a kontaktoni dhe ne do t’ua dërgojmë dosjen e plotë në adresën tuaj elektronike.


    Po, me kërkesën tuaj Putra mund të komunikoj në mënyrë direkte me zyrën e veterinarit tuaj, mjafton që gjatë plotësimit të informatave ju t’a vendosni zyrën e veterinarit tuaj si pranues të sigurtë të informacioneve tuaja.


    Po, ju mund të abonoheni në platformën tonë edhe nëse nuk jetoni në Kosovë. Komunikimi mes ekipit tonë dhe ju mund të bëhet nëpërmjet adresës elektronike, platformës Whatsapp dhe platformës Viber.


    BASHKOHUNI ME LISTËN TONË TË POSTIMEVE

    Instagram
    Instagram
    Instagram
    Instagram
    Instagram
    Instagram

    PARTNERËT TANË

    PUTRA TË SHËNDETSHME, ZEMRA TË LUMTURA!

    PSE JANË SHËRBIMET TONA ME RËNDËSI?

    VAKSINIMI

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E BRENDSHËM

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E BRENDSHËM

    Vaksinimi i miqve me katër putra është një hap i domosdoshëm për të garantuar shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre. Ai i mbron ata nga sëmundje të rrezikshme dhe ngjitëse, duke ndihmuar njëkohësisht në mbrojtjen e familjes dhe komunitetit. Përmes vaksinimit të rregullt, sigurojmë një jetë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të lumtur për miqtë tanë me katër putra.

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E BRENDSHËM

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E BRENDSHËM

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E BRENDSHËM

    Shëndeti i miqve tanë me katër putra është në duart tona. Parazitët e brendshëm mund të ndikojnë seriozisht në mirëqenien e tyre, duke shkaktuar probleme me tretjen, dobësi, rënie në peshë apo edhe komplikime më të rënda shëndetësore. Trajtimi i rregullt është thelbësor, jo vetëm për t’i mbrojtur ata, por edhe për të parandaluar përhapjen tek njerëzit dhe kafshët e tjera. Kujdesi i vazhdueshëm është një mënyrë e thjeshtë për të treguar dashurinë dhe përgjegjësinë që kemi për ta.

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E JASHTËM

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E BRENDSHËM

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E JASHTËM

    Miqtë tanë me katër putra meritojnë të jetojnë të qetë dhe pa shqetësime nga parazitët si pleshtat, rriqërat apo mushkonjat. Këta parazitë nuk shkaktojnë vetëm kruarje dhe parehati, por mund të transmetojnë edhe sëmundje të rrezikshme për kafshët dhe njerëzit. Trajtimi i rregullt është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur dhe për të ju siguruar atyre një jetë aktive dhe të shëndetshme.

    KUJDESI PËR GËZOFIN

    KUJDESI PËR GËZOFIN

    MBROJTJA NGA PARAZITËT E JASHTËM

    Një gëzof i pastër dhe i shëndetshëm është tregues i mirëqenies së mikut tuaj me katër putra. Krehja e rregullt ndihmon në largimin e qimeve të tepërta, parandalon formimin e nyjeve dhe mban lëkurën të pastër e të shëndetshme. Përveç përfitimeve fizike, kujdesi për gëzofin është një moment i çmuar lidhjeje mes jush dhe mikut tuaj më të mirë. Sepse dashuria shprehet edhe në përkujdesjen e përditshme.

    PRERJA E THONJËVE

    KUJDESI PËR GËZOFIN

    PRERJA E THONJËVE

    Prerja e rregullt e thonjëve është thelbësore për komoditetin dhe shëndetin e miqve tanë me katër putra. Thonjtë e gjatë mund të shkaktojnë dhimbje gjatë ecjes, deformime në putra apo dëmtime aksidentale. Me kujdes të vazhdueshëm, ndihmojmë që çdo hap i tyre të jetë i sigurt, i shëndetshëm dhe pa shqetësime. 

    VIZITAT MJEKËSORE

    KUJDESI PËR GËZOFIN

    PRERJA E THONJËVE

    Ashtu si ne, edhe miqtë tanë me katër putra kanë nevojë për kontrolle të rregullta mjekësore për të qenë të shëndetshëm e plot energji. Vizitat te veterinari ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, mbikëqyrjen e zhvillimit dhe mirëmbajtjen e trajtimeve të nevojshme. Kujdesi i vazhdueshëm siguron një jetë më të gjatë, më të sigurt dhe më të lumtur për ta – dhe më pak shqetësime për ju.

    TERAPITË MJEKËSORE

    ARKIVA E HISTORISË MJEKËSORE

    ARKIVA E HISTORISË MJEKËSORE

    Marrja e vazhdueshme dhe e saktë e terapive mjekësore është jetike për shëndetin e miqve tanë me katër putra. Qoftë për trajtime afatshkurtra apo për gjendje kronike, ndjekja e rregullt e terapisë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës, parandalimin e komplikimeve dhe shërimin më të shpejtë. Kujdesi që u ofrojmë çdo ditë është një shprehje e dashurisë dhe përgjegjësisë sonë ndaj tyre.

    ARKIVA E HISTORISË MJEKËSORE

    ARKIVA E HISTORISË MJEKËSORE

    ARKIVA E HISTORISË MJEKËSORE

    Mbajtja e një arkive të saktë të historisë mjekësore për miqtë tanë me katër putra është thelbësore për një kujdes të vazhdueshëm dhe të personalizuar. Ajo ndihmon veterinarin të kuptoj më mirë gjendjen e tyre shëndetësore, reagimet ndaj terapive dhe ecurinë në kohë. Një histori e plotë mjekësore është çelësi për vendime më të sigurta, diagnoza më të sakta dhe trajtime më efektive – sepse çdo detaj ka rëndësi për shëndetin e tyre.

    Si funksionon platforma putra?

    1. Vizitoni www.putraplatform.online

    KTHEHU

    Copyright © 2025 Putra - All Rights Reserved.


    PUTRA KOSOVA

    This website uses cookies.

    We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

    Accept